LSDM: Pas Gjermanisë, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Greqinë - Bota Sot
LSDM: Pas Gjermanisë, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Greqinë

Maqedonia

LSDM: Pas Gjermanisë, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Greqinë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:55
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, duke ju referuar të dhënave të fundit për këmbim tregtar thekson se zgjidhja e kontestit të emrit ka ndikuar pozitivisht në marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ata thonë se pas Gjermanisë, Maqedonia më shumë ka bërë tregti me Greqinë.

Nga LSDM shtojnë se anëtarësimi në NATO e garanton sigurinë dhe do të sjell investime, rritje ekonomike dhe më shumë para për qytetarët.

“Me nënshkrimin e protokollit për anëtarësim në NATO, shteti jonë përfundimisht do të merr vendin e saj në aleancën botërore më të sigurt. Kjo është realizimi i interesave të larta kombëtare dhe shtetërore. Është garantuar siguria, janë garantuar kufijtë”, thonë nga LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...