Osmani në Uashington në takim me Senatorin Ron Xhonson

Maqedonia

Osmani në Uashington në takim me Senatorin Ron Xhonson

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:44
Pamje nga takimi

 

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës disaditore në Uashington, vizitoi edhe Senatin Amerikan, ku mbajti takim edhe me senatorin Ron Xhonson, ku njëherit është edhe Kryesues i Komitetit për Siguri të Brendshëm dhe Çështje Qeveritare në Senatin e SHBA-ve.

Duke i uruar suksesin e vendit, Senatori Zhonson njoftoi Osmanin për iniciativën e tij, së bashku me Senatoren Xhein Shahin  deri tek Senati Amerikan, me Rezolutë të cilën Senati pritet ta miratojë në fillim të javës së ardhshme, të mbështeten aktivitetet e Maqedonisë dhe Greqisë në drejtim të implementimit të Marrëveshjes së Prespës. Në tekstin e rezolutës të cilin në draft version iu dorëzua Osmanit, mes tjerash, i propozohet Këshillit të BE-së që në qershor të këtij viti ta konfirmojë vendimin për fillimin e negociatave. Siç theksoi Senatori, teksti i kësaj Rezolute pritet të finalizohet dhe të vendoset në rend të ditës në Senat në fillim të javës së ardhshme dhe e njëjta të miratohet.

“Privilegj i vërtetë është partneriteti i Maqedonisë me SHBA-në, që e njëjta tani po vazhdon me një rritëm të përshpejtuar, për të cilën SHBA-ja mund të llogaris vendin tonë si një aleat i fuqishëm në promovimin e vlerave demokratike perëndimore të Ballkanit” – theksoi Osmani.

Paraprakisht Osmani mori pjesë edhe në Mëngjesin tradicional të Lutjeve nën organizimin e Presidentit Amerikan, Donald Tramp, ndërkaq në agjendën e tij ishte edhe vizita në Kongresin amerikan ku ai mbajti takim edhe me Kongresmenin Stiv Stivers, i cili deri në janar të këtij viti kryente funksionin e Kryetarit Nacional të Komitetit Republikan në Kongresin e SHBA-ve. Vizita kryesore ishte takimi me Kryesuesin e ri të Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve – Eliot Engel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat