Parlamenti grek ratifikon sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Parlamenti grek ratifikon sot protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Parlamenti grek

Kuvendi në Greqi sonte pritet të ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO. Votimi do të bëhet në mënyrë individuale. Në debatin parlamentar, deputetët e opozitës “Grekëve të pavarur” dhe “Agimit të Artë” dorëzuan kërkesa për kundër-kushtetutshmëri të projekt ligjit konkret. Kërkesat u hodhën poshtë. Deputeti i partisë në pushtet Nikos Tosks, njoftues i projekt-ligjit për ratifikimin e protokollit kërkoi nga deputetët të votojnë pro.

U bëjë thirrje të gjithë kolegëve, të mendojnë realisht për rreziqet e vërteta për vendin, për baraspeshën  në rajon, ta pranojnë këtë ligj i cili i implementon interesat tona nacionale, që e mbi ndërton dhe stabilizon rolin e vendit tona në rajonin më të gjerë të Ballkanit dhe në mediteranin lindor. Patjetër ti mbyllim dallimet tona në Ballkan dhe të ballafaqohemi me kërcënimin kryesor për sovranitetin tonë që është prej lindjes- deklaroi Nikos Toskas, SYRIZA.

Stavros Kalafatis nga Demokracia e Re, tha se nuk do ta ratifikojnë Protokollin për anëtarësimin të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Procesi i ratifikimit është diktuar dhe zbatuar nga Marrëveshja e Prespës. Është një pjesë ekzekutive e një marrëveshjeje për të cilën Demokracia e Re ka votuar kundër, prandaj qëndrimi ynë është negativ dhe nuk e ratifikojmë Shkupin, sepse ne nuk pajtohemi me Marrëveshjen. Ne refuzojmë të bashkohemi me krimin e kryer kundër maqedonasve tanë. Demokracia e Re nuk i pranon interpretimet e Marrëveshjes së Prespës, sipas të cilës Greqia është e obliguar të mos kundërshtojë pranimin e Shkupit në Bashkimin Evropian. Nuk do të ketë tërheqje nga ne- deklaroi Stavros Kalafatis, Demokracia e RE

Ndërsa ish-kryetari i PASOK-ut, Evangelos Venizelos, ka shtuar se Greqia nuk mund të vërë veto mbi emrin e Shkupit për pranim në Bashkimin Evropian. Venizelos, sqaroi se në Marrëveshje, Greqia bie dakord të mos kundërshtojë pranimin e vendit fqinj në BE dhe Organizatat ndërkombëtare me emrin Maqedonia e Veriut. Pas ratifikimit të protokollit nga parlamenti grek, fillon edhe përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat