LSDM vendosi të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare

Maqedonia

LSDM vendosi të mos shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 00:38
LSDM

Zëdhënësi i partisë LSDM-së, Kostadin Kostadinov pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie tha se “një parti shtetformuese që është në vend të parë, nuk mendon në zgjedhje të parakohshme kuvendare edhe pse në anketa LSDM rënditet lartë”.

Kostadinov tha se e gjithë kjo bohet për shkak se Qeveria paralajmëroi vit ekonomik dhe se një parti e përgjegjshme nuk do t’i rrezikonte nisjen e bisedimeve me BE-në dhe ndërprerjen e reformave.

“Republikën e Maqedonisë së Veriut e presin zgjedhjet e presidenciale ku do të fitojë LSDM dhe do të humb OBRM-PDUKM”, tha Kostadinov.

Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së, sipas zëdhënësit të kësaj partie Kostadinov, ka marrë vendim ku do të bëhet përpjekje me të gjitha partitë politike për gjetjen e presidentit konsensual në zgjedhjet e presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat