Vesel Memedi: Gëzuar 11 vjetorin e pavarësisë Kosovë!

Maqedonia

Vesel Memedi: Gëzuar 11 vjetorin e pavarësisë Kosovë!

Nga: Bota sot Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 10:02
Vesel Memedi

Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Vesel Memedi, ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e Memedit thuhet se “Kosova ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për shqiptarët që jetojnë brenda vet shtetit, por edhe shqiptarëve anembanë botës për zhvillimin e tyre kulturor, demokratik dhe ekonomik”.

Urimi i plotë:

Gëzuar 11 vjetorin e pavarësisë Kosovë!

Në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, shpreh urimet më të ngrohta për popullin e Kosovës dhe për shqiptarët në përgjithësi që festojn këtë ditë monumentale, ditën e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet i ri, por ky vend ka një histori të paharrueshme dhe vazhdon të ngeli gjallë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo qofshin. Ky është vend i një sakrifice të madhe, në këtë vend e dhanë jetën shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend janë burgosur shumë njerëz që luftuan për liri, në këtë vend lindën njerëz me arritje të mëdha profesionale, dhe gjith këta njerëz nuk kërkuan asgjë tjetër përpos të shohin liri në gjeneratat e sodit dhe atyre që do të vijnë në të ardhmen. Të arriturat e Republikës së Kosovës që festohen sot, qëndrojnë mbi supet e gjithë këtyre njerëzve.

Kosova ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për shqiptarët që jetojn mbrenda vet shtetit, por edhe shqiptarëve anembanë botës për zhvillimin e tyre kulturor, demokratik dhe ekonomik. Përshkak të kësaj sakrifice të përmasave të mëdha mbrenda dhe jasht shtetit, liderët e shtetit të Kosovës duhet të bëjnë ç’mos që ky vend i sakrificës të tregojë urtësi të lartë udhëheqie, me qëllim të ballafaqimit sa më të mirë me sfidat e kohës që e presin vendin dhe rajonin në përgjithësi. Nuk ka dilemë se liderët e Kosovës kanë kapacitet të mjaftueshëm të ballafaqohen me sfidën e radhës të ballafaqimit me të vërtetën, një sfidë që duhet ta tejkaloj jo vetëm shteti i Kosovës, por i tërë rajoni i Ballkanit perëndimorë. Për hirë të një sakrifice shekullore, duhet bërë ç’mos që të krijohen kushte sa më të mira për gjith popullin e Kosovës, dhe ne besojmë se e vërteta do ta ç’lirojë Kosovën përfundimisht.

Qofshi gjithmonë të pavarur Kosovë. Zoti e mbusht këtë ditë për ju dhe për ne me shpirtë patriotik.

Më lejoni t’ju uroj dhe dëshiroj edhe shumë përvjetorë të tjerë në liri, paqe dhe prosperitet.

Gëzuar njëmbëdhjetë vjetorin Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat