Autobusi i “Durmo Turs” ka qenë i siguruar, “Eurosig” do t’ju jep nga 9.000 euro familjeve të atyre që vdiqën

Maqedonia

Autobusi i “Durmo Turs” ka qenë i siguruar, “Eurosig” do t’ju jep nga 9.000 euro familjeve të atyre që vdiqën

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Foto: Aksidenti

Kompania e Sigurimit “Eurosig” konfirmoi se autobusët dhe udhëtarët e “Durmo Turs” janë të siguruar te ata dhe se pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup- Tetovë më 13 shkurt, udhëtarët e lënduar dhe familjet e personave që ndërruan jetë do të marrim dëmshpërblime përkatës, shkruan Sdk.mk.

Personave të lënduar do t’ju ndahet nga 4.500 euro, ndërsa familjeve të personave që ndërruan jetë 9.000 euro. Dëmshpërblimi do të bëhet sipas rregullave ligjore.

Përndryshe, më 13 shkurt të vitit 2019-të, në autostradën Shkup – Tetovë, në fshatin Llaskarcë, ka ndodhur aksident trafiku, pasi u rrokullis autobusi i ndërmarrjes “Durmo Turs”. Nga aksidenti ndërruan jetë 15 persona, ndërkaq u lënduan 39-të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat