Sela: Mosvendosja në votim e shkarkimit të Veljanovski, shkelje e rëndë

Maqedonia

Sela: Mosvendosja në votim e shkarkimit të Veljanovski, shkelje e rëndë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 07:39
Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha në emisionin “Rruga drejt” se mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit, Trajko Veljanovski, është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit.

Ai shkoi edhe më tej duke shpjeguar procedurën se nuk mund të jepen pauza apo procedurale 15 minuta para votimit.

"Mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit Trajko Veljanovski është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Sepse këto janë çështje që janë të afatizuara. Në 11:45 minuta, kryetari i Kuvendit duhet të siguronte kushtet për votim, nuk jepet as procedurale, as pauz, sepse ndryshe ai ka bërë një precedent shumë të rrezikshëm. Ka disa momente që janë të afatizuara",- tha Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat