Drejtoria e Doganave korrigjon tabelën në Tabanoc

Maqedonia

Drejtoria e Doganave korrigjon tabelën në Tabanoc

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:39
Tabela

Pas denoncimit të Televizionit Alsat për gabimet e shumta drejtshkrimore në tabelën e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, Drejtoria e Doganave brenda ditës korrigjoi të njëjtën. Këtë e pati paralajmëruar edhe zëvendës drejtori i këtij institucioni, Irfan Buçi, i cili shpreson se gabime të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.

Janë ndërmarrë menjëherë masa që ai gabim do të korrigjohet dhe brenda këtyre orëve deri në orën 4, do të jetë gjithçka në rregull. kur të themelohen ato agjencitë besoj se nuk do të ketë gabime në të ardhmen- deklaroi Irfan Buçi-zv/drejtor në Drejtorinë e Doganave.

Për gabimet në tabelën  e lartpërmendur, zv/drejtori i doganave bën përgjegjëse Qeverinë.

Ndërsa anëtari i grupit ndër resorësh për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, Tahir Hani tha se nuk ka informacion se kush e ka bërë përkthimin pasi, siç thotë, nuk ka angazhuar askënd për diçka të tillë.

Unë sa kam informacion me kompetentët këtu në Qeveri për përkthimin nuk kemi adresuar person konkret, i cili të themi se merr përgjegjësinë se ka bërë përkthimin e këtij mbishkrimi në pikën kufitare. Unë personalisht nuk kam qenë në dijeni- tha Tahir Hani – anëtarë i grupit ndër resorësh për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Drejtoria e Doaganve dje ka vendosur edhe një tjetër tabelë, ku vërehet se Gjuha Shqipe zbatohet në mënyrë të drejtë. Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve nxorën në pah koordinimin e dobët mes Qeverisë, Grupit ndër resorësh për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve dhe institucioneve.  Momentalisht, kur Agjencia dhe Inspektorati për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve ende nuk janë themeluar, nuk dihet kush përkthen apo kush i kontrollin këto përkthime, korrigjimi i të cilave ka kosto shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat