OBRM-PDUKM dhe LSDM ende nuk i kanë formuar grupet punuese

Maqedonia

OBRM-PDUKM dhe LSDM ende nuk i kanë formuar grupet punuese

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:15
OBRM-PDUKM dhe LSDM

LSDM dhe OBRM-PDUKM ende nuk i kanë formuar grupet punuese. Deri në fund të kësaj jave, përfaqësuesit e dy partive duhet të ulen dhe të caktojnë listën e ligjeve që duhet të bisedohet. Krahas propozimeve të Ligjit për Prokuroria Publike, opozita maqedonase ka vërejtje edhe për Ligjin për Agjencinë për Siguri Kombëtare.

Nga ministria e Drejtësisë njoftuan se presin ekipin e OBRM-PDUKM-së të bisedoj për Ligin e Prokurorisë Publike nga ku do të varret edhe e ardhmja e PSP-së. Ajo që dihet deri tani është se për secilin ligj reformues do të formohet ekip që do të punojë për harmonizimin e dispozitave.

Deri tani nuk ka njoftime se tek ekipet partiake do të përfshihen edhe partitë politike shqiptare apo bisedimet do të jenë midis dy partive më të mëdha maqedonase.

Formimi i grupeve të punës erdhi si rezultat i takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski të dielën kur biseduan për zgjedhjet presidenciale, ligjet reformuese dhe të ardhmen e PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat