Maqedoni, nesër fillon llogaritja verore e kohës

Maqedonia

Maqedoni, nesër fillon llogaritja verore e kohës

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:32
Ilustrim

Me zhvendosjen e akrepave të orës, sonte përfundon llogaritja dimërore e kohës dhe fillon llogaritja verore.

Vendimin e solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 124 sipas së cilës llogaritja verore në vitin 2019 fillon më 31 mars në orën 02:00 me zhvendosjen e akrepave për një orë para ora në orën 03:00 dhe do të llogaritet si ora 03:00.

Llogaritja verore e kohës mbaron më 27 tetor në orën 03:00, me zhvendosjen e akrepave një orë prapa koha, ku ora 03:00 do të llogaritet si ora 03:00 përsëri.

Miratimi i këtij vendimi, siç thuhet në njoftim, kontribuon në ndjekjen e politikës afatgjate ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim drejt Bashkimit Evropian, si dhe mbajtjen e llogarisë për funksionimin e papengueshëm të sektorëve të caktuar jo vetëm për transport dhe lidhje por edhe për sektorë të tjerë të industrisë që kërkojnë planifikim stabil dhe afatgjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat