“Drejtoria doganore as nuk ka punësuar as nuk ka shpallur konkurs për punësim”

Maqedonia

“Drejtoria doganore as nuk ka punësuar as nuk ka shpallur konkurs për punësim”

Më: 31 mars 2019 Në ora: 19:28
Shkupi

Nëpërmjet një njoftimi nga Drejtoria e doganave thuhet se kjo drejtori as nuk punëson as nuk ka shpallur konkurs për punësim në gazetat ditore.

Drejtoria doganore demanton pretendimet e zëdhënësit të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Naum Stoillkovski, se “para zgjedhjeve është shpallur konkurs për 22 punësime të parakohshme në drejtorinë doganore”.

“Në shpallje është e qartë se bëhet fjalë për konkurs të marrëveshjeve për prokurime publike për shërbimin e punësimit të parakohshëm”, thonë nga kjo drejtori duke shtuar se ky prokurim është sipas Ligjit për prokurime publike me plan për furnizime publike për vitin 2019 sjellur më 24.01.2019 nga ana e drejtorit të drejtorisë doganore.

Plani, siç njoftojnë nga kjo drejtori, është publikuar në web-faqen e drejtorisë së doganave ndërsa furnizimi i planifikuar ka numrin 21.

Ata theksojnë se bëhet fjalë për gënjeshtër dhe përpjekje për dezinformim të opinionit.

“Një mënyrë e tillë e informimit të opinionit është tendencioze nga ana e OBRM-PDUKM-së dhe tërësisht është në kundërshtim me etikën politike dhe profesionale”, thonë në fund të njoftimit nga drejtoria doganore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat