Hart: Maqedonia e ka mbështetjen tonë për anëtarësim në NATO dhe BE

Maqedonia

Hart: Maqedonia e ka mbështetjen tonë për anëtarësim në NATO dhe BE

Më: 9 prill 2019 Në ora: 20:06
Nikolla Dimitrov dhe Jurgen Hart

Sot ministri i Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov para grupit të deputetëve për politikë të jashtme të CDU-CSU në Bundestagun gjerman mbajti fjalim për suksesin e marrëdhënieve me fqinjët, para se gjithash përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, por edhe për rezultatet e reformave dhe pritjet e vendit në drejtim të marrjes së vendimit për fillimin e bisedimeve me BE-në në qershor të këtij viti.

“Maqedonia e Veriu këtë vit paraqiti rast të shpresës dhe inkurajim për rajonin dhe Evropën. Të mbështetur nga të arriturat sot në Berlin ofrojmë argumente për atë pse është e rëndësishme që miqtë tanë gjermanë të na mbështesin në hapjen e derës së ardhshme të udhëtimit tonë evropian. Kemi bërë mjaft, por na pret edhe shumë punë që të arrijmë deri te qëllimi i dëshiruar, realitetin e ri evropian, përmes reformave të plota dhe transformimi fundamental të shoqërisë dhe shtetit”, tha Dimitrov.

Deputeti dhe zëdhënësi i CDU-CSU për politikë të jashtme, Jurgen Hart theksoi se pas hapit të guximshëm në tejkalimin e kontestit me Greqinë, Maqedonia e Veriut e ka mbështetjen e tyre për anëtarësimin në NATO dhe afrimin në drejtim të BE-së.

Dimitrov sot vazhdon takimet me përfaqësuesit e zyrës së kancelarës gjermane Angela Merkel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat