Kroacia dhe Greqia i japin mbështetje Maqedonisë për integrimet euroatlantike

Maqedonia

Kroacia dhe Greqia i japin mbështetje Maqedonisë për integrimet euroatlantike

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:12
Andrej Plenkoviç dhe Alexis Tsipras në takimin me kryeministrin Zoran Zaev

Kryeministrat e Kroacisë dhe Greqisë, Andrej Plenkoviç dhe Alexis Tsipras në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, brenda kornizës në Samitin e 8-të të kryetarëve të Qeverive të Evropës Qendrore dhe Lindore nga procesi 16 + 1 në Dubrovnik të Kroacisë, shprehën mbështetje të madhe për integrimet euroatlantike të vendit tonë.

Ata u shprehën të gatshëm të ndihmojnë Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian në qershor, si dhe për përfundimin e plotë të procesit të anëtarësimit në NATO.

Brenda kornizave të këtij takimi trepalësh, siç njoftojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë, u theksua angazhimi nga ana e kryeministrave se në të ardhmen do të punojnë intensivisht në forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe marrëdhënieve midis tre vendeve, për promovimin e tregtisë ndërkombëtare dhe lidhjen e infrastrukturës që do të jep efekt pozitiv në ekonomitë e vendeve, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e të tria vendeve, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Greqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat