Rritje shqetësuese e numrit të diabetikëve në Maqedoni, disa prej tyre edhe fëmijë

Maqedonia

Rritje shqetësuese e numrit të diabetikëve në Maqedoni, disa prej tyre edhe fëmijë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:48
Ilustrim

250.000 diabetik, prej të cilëve 70.000 pacientë janë në terapinë e insulinës. Ky është numri i njerëzve me këtë sëmundje në Maqedoni, e cila ndryshe nga rajoni, ku ka rënie, në vendin tonë po shënon rritje.

Mjeku Aleksandar Mitev thotë se ndryshe nga sëmundjet e tjera ku njerëzit nuk mund të ndryshojnë shumë, diabetikët me një dietë të mirë dhe aktivitet fizik mund japin rezultate të mëdha dhe pozitive. Por disiplina e qytetarëve të Maqedonisë për të praktikuar një mënyrë të tillë të jetës është e vogël.

Numri në rritje i diabetikëve, me përjashtim të jetesës moderne, është për shkak të terapisë së vjetër të insulinës, por edhe vonesës të së njëjtës.

Shqetëson edhe fakti i rritjes së numrit të fëmijëve me diabet. Në nivelin e Maqedonisë, numri i tyre arrin deri 550, ndërsa shumica prej tyre janë të regjistruar në Strumicë dhe Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat