VMRO-DPMNE: Sulmi ndaj ekipit të TV21 është akti i primitivizmit - Bota Sot
VMRO-DPMNE: Sulmi ndaj ekipit të TV21 është akti i primitivizmit

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Sulmi ndaj ekipit të TV21 është akti i primitivizmit

Më: 18 prill 2019 Në ora: 13:21
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “Liria e mediave është domosdoshmëri e secilës shoqëri. Pushteti dje pamundësoi ekipi i televizionit ta kryejë punën e vet. Kjo është e palejueshme.

“VMRO-DPMNE në mënyrë më të ashpër dënon sulmin e djeshëm të ekipit të TV21 dhe i njëjti është akt i primitivizmit dhe nuk i ngjan shoqërisë së Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE duke shtuar se pushteti nuk duhet ta suspendojë gazetarinë e pavarur.

Stevo Pendarovski, sipas VMRO-DPMNE-së, është nervoz dhe angazhon anëtarë partiak që nga takimet partiake kërcënojnë se në KShZ do të hynë me pistoletë ndërsa shërbimet e sigurisë nuk kanë reaguar.

“Republika e Maqedonisë ballafaqohet me shërbime të sigurisë të politizuara. Pikërisht për këtë arsye duhet të vendosen parimet e shtetit të së drejtës dhe sundimi i së drejtës’, thonë nga VMRO-DPMNE.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...