Zekiri as nuk konfirmon as demanton fjalet e Ahmetit - Bota Sot
Zekiri as nuk konfirmon as demanton fjalet e Ahmetit

Maqedonia

Zekiri as nuk konfirmon as demanton fjalet e Ahmetit

Më: 19 prill 2019 Në ora: 10:54
Muhamed Zekiri

Në intervistën për TV21 në emisionin Click Plus, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka folur edhe për marrëdhëniet me partnerët e koalicionit.

I pyeter rreth komenteve të nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri, Ahmeti ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj fare Zekirin sepse thotë gjëra të pavërteta. Ahmeti tha se nënkryetari i tanishëm i LSDM-së, para disa viteve i ka kërkuar që ta bej deputet të BDI-së.

“Ky Muhamedi, ka ardhur tek zyret e mia para disa viteve gjersa punonte në Alsat duke kërkuar që të bëhet deputet nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Unë e inkurajova që të vijon kontributin e tij si gazetar në Alsat.” thotë Ahmeti. 

Nga ana tjetër deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri thotë se nuk ka diçka shtesë që ta komenton liderin e BDI-së Ali Ahmeti.  Zekiri në një fjalë as nuk i konfirmoi po as nuk demantoi fjalet e Ahmetit që tha në tv 21. 

"Gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi", ky është komenti i shkurt i Zekirit për "fokus", duke shtuar se gjithçka që ka pasur të thotë për BDI-në e ka thënë publikisht. 

Muhamed Zekiri javë më parë deklaroi se sa më largë nga BDI aq më mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...