Apostolakis: Marrëveshja e Prespës duhet të shfrytëzohet për rezultate më të mira - Bota Sot
Apostolakis: Marrëveshja e Prespës duhet të shfrytëzohet për rezultate më të mira

Maqedonia

Apostolakis: Marrëveshja e Prespës duhet të shfrytëzohet për rezultate më të mira

Më: 19 prill 2019 Në ora: 19:06
Evangelos Apostolakis

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Evangelos Apostolakis, ka thënë se Marrëveshja e Prespës duhet të shfrytëzohet për të arritur rezultate më të mira.

I pyetur për temat lidhur me gjuhën dhe nacionalitetin, të cilat shkaktuan reagime në Greqi, Apostolakis, thotë se ato probleme janë më të vogla se ato që zgjidhen me marrëveshjen dhe shton se “ekzistojnë mënyra që më tej të mos krijohen probleme”.

“Mendoj se të gjithë ne duhet ta marrim parasysh këtë marrëveshje të nënshkruar. Kemi dy opsione: ose të vazhdojmë të luftojmë kundër dhe ta helmojmë popullin me brengosje të tilla të ndryshme, ose ta shfrytëzojmë dhe të kemi rezultat sa më të mirë të mundshëm. Mendimi im është opsioni i dytë”, theksoi ministri i Mbrojtjes i Greqisë.

Apostolakis shtoi se Marrëveshja e Prespës është model që duhet seriozisht të merret parasysh me rezultat të shkëlqyer.

Lidhur me atë nëse Marrëveshja e Prespës mund të funksionojë edhe në marrëdhëniet greko-turke, ministri i Mbrojtjes, tha se “çka do qoftë efektive, mund të shfrytëzohet si model”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...