Zekiri: Unë s’kam pritur nga partnerët shqiptarë më shumë duke ditur fuqinë e tyre në terren - Bota Sot
Zekiri: Unë s’kam pritur nga partnerët shqiptarë më shumë duke ditur fuqinë e tyre në terren

Maqedonia

Zekiri: Unë s’kam pritur nga partnerët shqiptarë më shumë duke ditur fuqinë e tyre në terren

Më: 22 prill 2019 Në ora: 11:00
Muhamed Zekiri

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri për televizionin Klan Maqedoni në pyetjen nëse ka pritur më shumë ka partnerët e koalicionit tha se “dikush ka pritur më shumë, unë personalisht jo, duke ditur fuqinë e tyre në terren”.

Ai përmendi se në komunën e Çairit në vitin 2016 LSDM ka pasur mbi 8.000 vota dhe se tani kanë marrë të gjithë së bashku 8.000 vota.

“E njëjta gjë ndodhi në Saraj ku kemi më pak vota se në vitin 2016. E njëjta ndodhi në Studeniçan dhe mos flasim për komunë e Haraçinës”, tha Zekiri duke shtuar se flasin numrat dhe jo vet ai.

Zekiri shtoi se duhet të takohet çdo qytetar shqiptar pavarësisht cilit subjekt politik i takon, të flasin me to dhe më në fund të fillohet me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...