Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, tha se Shkupi e mposhti pushtetin, mposhti Zaevin, Pendarovskin dhe partnerët e tyre të koalicionit.
“Fituam në Shkup, Manastir, Prilep, Veles, Vinicë e shumë komuna të tjera”, tha Janushev, sipas të cilit në rast se këto vota do të shndërroheshin në mandate deputeti, atëherë i bie që qeverinë e ardhshme ta formonte VMRO-DPMNE-ja ndërsa subjektet politike shqiptare BDI-së do t’i takonin 13 deputetë, po aq edhe Blerim Rekës bashkë me mbështetësit e tij Aleanca për Shqiptarët dhe BESA.
“Nëse rezultatet e këtyre zgjedhjeve do të llogariten në mandate të deputetëve, VMRO-DPMNE-ja është partia politika e cila duhet të krijojë shumicë të re në Kuvend dhe Qeveri të re. Analizat fillestare tregojnë se VMRO-DPMNE-ja do të fitonte 53 mandate të deputetëve, ndërkaq LSDM-ja 12 më pak, gjegjësisht 41. Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët 13 deputetë po aq edhe BDI-ja”, deklaroi Igor Janushev, VMRO-DPMNE.