Aksion masiv për pastrimin e deponive joligjore në Shkup

Maqedonia

Aksion masiv për pastrimin e deponive joligjore në Shkup

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:04
Higjiena komunale

Ndërmarrja publike "Higjiena Komunale" - Shkup është organizator i aksionit masiv për pastrimin e deponive të egra që filloi sot në të gjitha komunat e Shkupit. Në aksion marrin pjesë administrata e ndërmarrjes dhe komunat, studentët e të gjitha universiteteve të Shkupit, përfaqësuesit e sektorit joqeveritar, si dhe shkollat e mesme dhe fillore.

Fillimin e aksionit e shënoi drejtori i NP "Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, i cili theksoi se qëllimi i aksionit është ngritja e vetëdijes te qytetarët për dëmin e veprimit të pandërgjegjshëm me mbeturinat dhe rrezikun e deponive të egra, që siç tha, paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për qytetarët

Mjedisi i pastërt është një prej vlerave thelbësore evropiane që duhet t'i promovojmë dhe të punojmë për atë sa më shumë për shkak se "fshesa" hyri në politikën e lartë, dua të dërgojë apel deri te politikanët se duhet të kapen edhe për këtë "fshesën" e vërtetë, reale, që të mund të ballafaqohemi me problemet reale të qytetarëve dhe në këtë mënyrë të vijmë në kontakt të drejtpërdrejtë me idetë e tyre dhe propozimet dhe sfidat e tyre, e pikërisht kjo na duhet tani për t'u ballafaquar me qytetarët dhe nevojat e tyre", tha kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov theksoi se qyteti i pastërt është diçka që fillimisht e meritojmë. Përderisa, në vitin 2018 një qytetar prodhon për tetë për qind më shumë mbeturina sesa në vitin 2017.

Duke e marrë këtë parasysh, qyteti realizoi veprime dhe janë furnizuar kontejner të ri me kapacitet më të madh prej 3,2 litrave, automjete të reja, shporta për mbeturina. Qëllimi jonë është që të mundësojmë si qytet, si administratë infrastrukture adekuate që të mund qytetarët të sillen në mënyrë adekuate ndaj mbeturinave komunale" tha Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat