Pasditja në Maqedoninë e Veriut me reshje të shiut

Maqedonia

Pasditja në Maqedoninë e Veriut me reshje të shiut

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:27
Shiu

Siç njoftojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, gjatë pasdites do të ketë reshje lokale të shiut.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 16 deri 24 gradë celsius.

Gjatë ditë së nesërme, gjatë pasdites do të ketë kushte për reshje të shiut. Më pastaj do të ketë stabilizim të motit, me vranësira por më nxehtë.

Nga e shtuna deri të martën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Temperatura ditore do të ulen, posaçërisht gjatë ditës së martë kur do të ketë erë veriperëndimore të përforcuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat