VMRO-DPMNE: Maqedonia nuk do të merr datë për negociatat me BE-në

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Maqedonia nuk do të merr datë për negociatat me BE-në

Më: 2 maj 2019 Në ora: 10:07
VMRO-DPMNE

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media thekson se Maqedonia nuk do të merr datë për nisjen e negociatave me BE-në në këtë qershor të këtij viti.

Nga VMRO-DPMNE thonë se Zaev dhe Pendarovski i gënjejnë qytetarët se në qershor do të fillojnë negociatat për hyrje në BE.

“Në BE nuk shkohet me gjyqësor të pareformuar dhe prokurori e cila vepron sipas parimit: Zaevi tregon, Ruskovska akuzon, Kacarska dënon. Në BE nuk shkohet me administratë të partizuar, të mbushur me familjarë të funksionarëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata shtojnë se vota për Pendarovskin në zgjedhjet presidenciale është votë për Zaevin dhe votë për rënien e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat