Kasami: T’i japim mbështetje Maqedonisë që të shkojë përpara

Maqedonia

Kasami: T’i japim mbështetje Maqedonisë që të shkojë përpara

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:56
Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami e realizoi të drejtën e tij të votës në Tetovë, në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç”.

“Sot shfrytëzova të drejtën qytetare që të votojë për zgjedhjet presidenciale, që të japim mbështetje Maqedonisë që të shkojë përpara në vitin 2019 kur presim që të fitojmë datë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Kasami.

Ai tha se me zgjedhjet do të tregojmë se ne jemi të gatshëm që organizojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe të tregojmë se ne i takojmë Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat