Jehonë e ulët e votuesve në Dibër dhe Qendrën Zhupa

Maqedonia

Jehonë e ulët e votuesve në Dibër dhe Qendrën Zhupa

Më: 5 maj 2019 Në ora: 16:23
Komisionit Zgjedhor

Sipas Komisionit Zgjedhor Komunal në komunën e Dibrës deri në ora 15:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 17 përqind e votuesve, me çka për 13 për qind është më e vogël se zgjedhjet e rrethit të parë për zgjedhjet presidenciale.

“Deri ora 15:00 kanë votuar 3.065 persona. Procesi zgjedhor në të gjitha 27 venvotimet po zhvillohet në mënyrën më të mirë, nuk ka asnjë ankesë dhe vërejtje dhe shpresoj që kjo kështu do të shkoj deri në fund të votimit, gjegjësisht deri në orën 19:00 kur dhe duhet të mbyllen vendvotimet”, tha Elmira Bakalli, kryetare Komisionit Zgjedhor Komunal në Dibër.

Në këtë komunë, më 21 prill, ku së bashku me zgjedhjet presidenciale u organizuan edhe zgjedhje të parakohshme lokale, deri në orën 15:00 jehona e votuesve ishte 30 përqind ose të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 5.312 persona.

Ndërsa në komunën e Qendrës Zhupa deri në orën 15:00 jehona e votuesve është 12 për qind.

Sipas KSHZ-së në nivel shtetëror jehona e daljes në votime deri në orën 15:00 është 30.34 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat