Seanca për inaugurimin e presidentit të ri do të mbahet më 12 maj

Maqedonia

Seanca për inaugurimin e presidentit të ri do të mbahet më 12 maj

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:13
Kuvendi

Seanca e Kuvendit në të cilën do të inaugurohet presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, do të mbahet të dielën më 12 maj.

Para të zgjedhurve të popullit Pendarovski do të japë deklaratë solemne me të cilën edhe zyrtarisht do ta marrë mandatin dhe do të bëhet presidenti i pestë i shtetit.

Pendarovski, i cili u përkrah nga LSDM dhe koalicioni, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale fitoi 436.212 vota ose 51.66 për qind të votave të qytetarëve që dolën në votime.

Kundër kandidatja e tij Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni fitoi 377,713 vota ose 44.73 për qind. Pjesëmarrja në raundin e dytë ishte 46.70 për qind.

Para Pendarovskit, në funksion të presidentit të shtetit kanë qenë Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe në dhjetë vitet e fundit dy herë radhazi, Gjorge Ivanov nga i cili Pendarovski do të marrë përsipër detyrën e tij.

Inaugurimi i Ivanov në Kuvend u mbajt gjithashtu më 12 maj, pesë vjet më parë, në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat