Zaev: Qytetarët vendosin sipas interesit të tyre

Maqedonia

Zaev: Qytetarët vendosin sipas interesit të tyre

Më: 6 maj 2019 Në ora: 15:31
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev sot foli për politikanët duke thënë se qytetarët mbështesin politika dhe individë dhe vendosin në zgjedhje sipas interesit të tyre.

“Asnjë nuk i mban votues në xhep. Politikat dhe individët janë ata që mbështesin politikanët. Filloj nga LSDM ime dhe më tej”, tha Zaev duke shtuar se në rrethin e parë qytetarët votuan LSDM-në me 323.000 vota ndërsa në rrethin e dytë mbështetën me rreth 440.000 dhe se qytetarët e dinë më së miri si vlerësohet.

Ai mbrëmë rikujtoi se ka falënderuar aktivistët, partitë politikë, liderët, 31 partitë politike dhe votuesit e Blerim Rekës, të dy partive opozitare shqiptare, për shkak se siç tha ai, treguan përgjegjësi ndaj shtetit dhe për këtë shkak liruan votuesit.

“Partitë politike e bëhen problem në pjesën e votuesve dhe i liruan në mënyrë të lirshme të marrin vendim. Kjo është fitore e gjithë popullit tonë, të gjithë bashkësive etnike, të gjithë morën pjesë”, tha Zaev.

Ai tha se kryetari i ri Stevo Pendarovski do të jetë kryetar i gjithë qytetarëve.

I pyetur nëse pas zgjedhjeve kanë biseduar me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për Ligjin për prokurori publike, Zaev tha se pret që të kenë takim.

“Besoj se menjëherë duhet të punojmë. Duhet sa më shpejt t’i harmonizojmë qëndrimet. Edhe pse kemi përafrim, e vërejtët këtë nëpërmjet deklaratave tona. Por kjo nuk është e gjithë. Edhe atje ka tema të rëndësishme që besoj se me përgjegjësi të përbashkët dhe mbështetje shtetit, para se gjithash në proceset integruese, por edhe në vendosjen e sistemit të prokurorisë publike në vendin tonë do të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat