VMRO-DPMNE: Pas zgjedhjeve numrat tregojnë se vjen fundi i krimit, korrupsionit dhe nepotizmit

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Pas zgjedhjeve numrat tregojnë se vjen fundi i krimit, korrupsionit dhe nepotizmit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 10:11
VMRO-DPMNE

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “pas 5 majit në Maqedonia ka një realiteti politik të ri”.

Ata thonë se VMRO-DPMNE edhe një herë u tregua se është parti politike me besimin më të madh te populli.

“Më 5 maj i amnistuari Zoran Zaev mori shuplakë nga qytetarët, të cilët në mënyrë të qartë shprehën qëndrimin e tyre se janë për ndryshime”, thonë nga VMRO-DPMNE

Sipas tyre qytetarët treguan se e kanë mjaft me premtime të parealizuara, qeverisje kriminale ku buxheti përdoret vetëm për pasurimin e funksionarëve të LSDM dhe familjarëve të tyre.

“Qytetarët thanë jo dhe votuan kundër krimit, korrupsionit dhe nepotizmit të Zoran Zaev dhe LSDM, votuan kundër tenderëve dhe grandeve kriminal, kundër ferrit që solli LSDM që premtonte jetë”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase duke shtuar se edhe krahas të gjithë trysnive në rrethin e dytë kishte 60.000 vota më shumë.

Në fund nga kjo parti thonë se numrat tregojnë se po i vjen fundit krimit, korrupsionit dhe nepotizmit dhe se qytetarët kërkojnë drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat