“Higjiena Komunale”, kujdeset për higjienën në tempujt fetarë

Maqedonia

“Higjiena Komunale”, kujdeset për higjienën në tempujt fetarë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:09
NP “Higjiena Komunale” – Shkup

Në periudhën e mbushur me festa dhe ngjarje fetare të rëndësishme, NP “Higjiena Komunale” – Shkup realizoi një numër të madh të aktiviteteve për mirëmbajtjen e higjienës në tempujt fetarë në territorin e qytetit të Shkupit.

Para fillimit të muajit të Ramazanit, ekipet e Ndërmarrjes kryen larje manuale me autocisterna në njëzet objekte më të mëdha fetare islame, mes të cilave edhe në xhamitë Murat Pasha dhe Mustafa Pasha në Çarshinë e Vjetër, Jahja Pasha në Çair, si dhe në xhaminë Husein Shah në Saraj.

Për festat e Pashkëve, larje manuale u kryen edhe në tempujt më të mëdhenj ortodoksë , si në katedralen Sh. Klimenti i Ohrit, kishat Sh. Bogopodica, Sh. Dimitrija, Sh. Ilija, Sh. Arhangel Mihail etj.

Gjatë vizitës Apostolike të Papa Françeskut, si edhe pas largimit të tij, ekipet e NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup realizuan aktivitete të përforcuara për mirëmbajtën e higjienës edhe në katedralen katolike në Shkup.

“Udhëheqësia e N.P. Higjiena Komunale -Shkup gjithmonë do të përpiqet të ruajë higjienën dhe pastërtinë e tempujve fetarë të të gjitha bashkësive fetare në nivelin më të lartë të mundshëm. Para festave të Pashkëve i pastruam kishat ortodokse, ndërsa para fillimit të muajit të Ramazanit zbatuam aktivitete për larjen e xhamive më të mëdha. Gjatë kohës së vizitës së Papës, u morën masa të veçanta për mirëmbajtjen e higjienës në katedralen katolike. Gjithë qytetarët për ne, pa dallim besimit të tyre fetar, meritojnë objekte fetare të pastra dhe të mirëmbajtura.” – tha drejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat