Mediat greke për vizitën e papa Françeskut në Shkup

Maqedonia

Mediat greke për vizitën e papa Françeskut në Shkup

Më: 8 maj 2019 Në ora: 12:21
Mediat greke për vizitën e papa Françeskut në Shkup

Mediat greke në tekstet kushtuar vizitës së djeshme të papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut, theksin e kanë vendosur në porositë që ai i ka dërguar gjatë liturgjisë solemne, por edhe në pritjen në aeroportin e Shkupit – në mënyrë tradicionale me bukë e kripë, duke komentuar se bëhet fjalë për vizitë të parë dhe historike, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

“Shkup: pritje e ngrohtë për Papa Françeskun”, “Ivanov, Zaev: Me bukë e kripë e kanë pritur papën në Shkup”, “Porosi për paqe dhe unitet dërgoi papa Françesku nga Shkupi”, “Papa për herë të parë në histori e vizitoi Maqedoninë e Veriut”, janë pjesë e titujve në mediat greke.

“Porosi për paqe, unitet dhe bashkëjetesë harmonike dërgoi papa Françesku gjatë liturgjisë solemne të mbajtur në sheshin qendror në Shkup, ku morën pjesë mbi 10 mijë njerëz”, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Në edicionin qendror të lajmeve, me kronika, televizionet greke informuan për vizitën e papës në Shkup.

“Për herë të parë, kreu i Kishës katolike e viziton Maqedoninë e Veriut. Papa Françesku në aeroport në Shkup është pritur me të gjitha nderimet. Sipas traditës, e kanë shërbyer me bukë e kripë”, njofton televizioni grek Skaj.

“E pasur me porosi, e para, e për këtë shkak edhe historike vizita e papa Françeskut në Maqedoninë e Veriut”, komentoi televizioni shtetëror ERT në fillim të kronikës kushtuar vizitës së papës në Shkup.

“Në paraqitjen e tij të fundit zyrtare si president, Gjorge Ivanov e priti papa Françeskun. Kreu i kishës katolike foli për bukurinë e mozaikut ballkanik që e sigurojnë kombet dhe religjionet e ndryshme, duke dërguar porosi për paqe, ndërsa vendosi lule edhe në përmendoren e Nënës Terezë, të cilën ai vet e ka shpallur shenjtore në vitin 2016”, publikoi TV Antena.

Mediat greke, në tekstet, përveç porosive të papës, i transmetuan edhe qëndrimet e kryeministrit Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat