KSHZ, fillon shqyrtimi i ankesave të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet

Maqedonia

KSHZ, fillon shqyrtimi i ankesave të VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:05
Komisioni Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ)

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor (KSHZ) po shqyrton 12 ankesat e VMRO-DPMNE-së për rrethin e dytë të zgjedhjeve të 5 majit. 11 ankesa janë për zgjedhjet presidenciale ndërsa 1 është për zgjedhjet lokale, në Komunën e Novosellës.

VMRO-DPMNE-ja dje tha se zgjedhjet janë karakterizuar me blerje votash, keqpërdorim dhe parregullsi të shumta.

Ndërkaq nga KSHZ dje për Alsat bën me dije se rivotim mund të ketë vetëm nëse rezultati i vendvotimit ku konstatohet parregullsia ndryshon rezultatin, gjegjësisht fituesin e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat