Sulmohen policët, shtinë me armë për të shpëtuar

Maqedonia

Sulmohen policët, shtinë me armë për të shpëtuar

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:13
Police

Dje rreth orës 17:35 në f. Koliçan i Poshtëm të Shkupit, nëpunësit policor nga Stacioni policor Draçevë gjatë marrjes së masave për të ndaluar dy makina të ngarkuara me dru, janë sulmuar fizikisht nga disa banorë të fshatit.

Në atë moment, pasi ishin të rrezikuar, nëpunësit policor kanë shtënë me armë në ajër si shenjë paralajmërimi, në mënyrë që të largohen nga turma e grumbulluar.

Policët me makinë të Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski” ku u është ofruar ndihmë mjekësore dhe nga ana e mjekëve u është konstatuar lëndime trupore. Po merren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat