KSHZ ia dorëzoi vendimin për president Pendarovskit

Maqedonia

KSHZ ia dorëzoi vendimin për president Pendarovskit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 13:46
Stevo Pendarovski

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në seancën e saj të sotshme ia dorëzoi vendimin Stevo Pendarovskit për Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Më herët, KSHZ publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, sipas të cilave Pendarovski u zgjodh kryetar i shtetit.

Nesër pritet inaugurimi i Stevo Pendarovski në një seancë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën zyrtarisht do të fillojë mandatin pesëvjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat