Gjykata Administrative refuzon ankesën e OBRM-PDUKM-së për rivotim në Novo Sellë

Maqedonia

Gjykata Administrative refuzon ankesën e OBRM-PDUKM-së për rivotim në Novo Sellë

Më: 11 maj 2019 Në ora: 18:40
Gjykata Administrative

Gjykata Administrative hodhi poshtë padinë e OBRM-PDUKM-së pas seancës publike që ka të bëjë me ankesat e refuzuara nga KSHZ për venvotimi 1789 në Novo Sellë. Vendimi u njoftua pasi që opozita kërkoi anulimin e votimit në vendvotimin numër 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës dhe votimi të përsëritet në afatin ligjor të përcaktuar me Kodin Zgjedhor.

Në seancë u theksua se nuk kishte vërejtje për procesin e votimit që zgjati deri në orën 19:00, por për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të kësaj qendre votimi. Nikolla Andonov nga LSDM kori fitore të ngushtë me 15 vota kundër Nikolla Stoilkovit nga OBRM-PDUKM. Andonovi fitoi 2.885 vota, ndërsa Stoilkovi 2866 vota.

OBRM-PDUKM kërkoi anulimin e votimit sepse Bordi Zgjedhor nuk ishte në gjendje të përpilonte menjëherë procesverbalin pas përfundimit të votimit duke futur në mënyrë korrekte të dhënat për fletët e votimit të përdorura dhe për personat e nënshkruar në Listën e Votuesve për atë vendvotim.

U konstatua se 411 zgjedhës u nënshkruan në listën e votuesve, ndërsa 412 fletëvotime u gjetën në kutinë e votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat