Sugareski pret rritje të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë - Bota Sot
Sugareski pret rritje të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë

Maqedonia

Sugareski pret rritje të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë

Më: 15 maj 2019 Në ora: 14:45
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Gordan Sugereski

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Gordan Sugereski pret rritje të fuqishme të investimeve kapitale në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti.

“Ndërtimi i projekteve kapitale janë prioritet për Qeverinë. Paralajmëruam se do të kemi vit ekonomik dhe e mbajmë fjalën. Vetëm nëpërmjet NP për rrugë publike në tremujorin e parë janë realizuar mbi 50 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrjetit rrugor në vend. Kjo është tre herë më shumë investime në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar”, deklaroi Sugareski.

Sugareski theksoi se momentalisht punon në 90 projekte për mbi 700 kilometra rrugë, urë dhe pikëpagesa me vlerë totale prej 850 milionë eurove.

“Fuqishëm punojmë në gazifikim, e intensifikuam ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe realisht pres që tremujori i dytë dhe i tretë të kemi rritje të fuqishme të investimeve kapitale”, tha Sugareski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve njëherëit theksoi se nuk pret që të jetë në mesin e funksionarëve që pritet të shkarkohen, duke thënë se edhe nëse ka të tillë ajo do ta respektojë.

“Sinqerisht nuk pres të shkarkohem. Megjithatë do ta respektoj secilin vendim të kryeministrit në bazë të analizave të tij që i bën për punën time”, deklaroi Sugareski duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...