Zaev në Buksel në takim me Juncker, Hahn dhe Mogherini

Maqedonia

Zaev në Buksel në takim me Juncker, Hahn dhe Mogherini

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:32
Maqedoni - EU

Kryeministri Zoran Zaev do të realizoi një vizitë dy ditore në Bruksel, ku do të takohet me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, komisionarin e BE-së, Johannes Hahn dhe me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Zaev dhe Juncker do të diskutojnë raportin e fundit të Komisionit Evropian mbi vendin, i cili rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ata gjithashtu do të diskutojnë takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së, të cilët duhet të marrin vendimin përfundimtar për fillimin e negociatave.

Zaev do të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim Evropian, BREZH, e dedikuar për reformat dhe integrimin evropian, së bashku me ministrin Koço Angjushev. Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani është gjithashtu pjesë e delegacionit të qeverisë, si dhe ministrat e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat