Apostolakis: Marrëveshja e Prespës është kthesë për paqe dhe stabilitet

Maqedonia

Apostolakis: Marrëveshja e Prespës është kthesë për paqe dhe stabilitet

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:57
Evangelos Apostolakis.

Marrëveshja e Prespës është shembull unikal për zgjidhjen e kontestit të gjatë të Ballkanit me mjete paqësore dhe paraqet kthesë për paqe dhe stabilitet, thotë ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Apostolakis.

Ai foli në konferencën e tetë vjetore të “EU and Foreign Policy Defence Forum 2019” në Washington kushtuar bashkëpunimit transatlantik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, progresit të rritur në BE në mbrojtje, në përballjen me kërcënimet moderne dhe sfidat e sigurisë, por edhe në raportet BE-NATO dhe mbrojtje, në përballjen me kërcënimet moderne dhe sfidat e sigurisë, por edhe në raportet BE – SHBA, ndërsa mes tjerash ndaloi edhe në rajonin, duke e përmendur Marrëveshjen e Prespës.

“Konsiderojmë se Marrëveshja e Prespës është kthesë për paqe dhe stabilitet. Paraqet shembull unikal për zgjidhje, me mjete paqësore, në kontest të gjatë të Ballkanit. Greqia përgjithmonë e ka mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në organizata euroatlantike. Greqia gjithashtu e ka mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në organizatat euroatlantike”.

“Greqia gjithashtu e mbështet transformimin e armatës së Maqedonisë së Veriut, që të bëhet aleat i fuqishëm dhe fqinj kredibil. Në këtë drejtim, muajin e kaluar nënshkruam marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim mbrojtës, ndërsa para dy javëve filluam fluturime provuese për mbikëqyrje të hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut”, tha Apostolakis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat