PTHP: Dy zyrtarë të MSHIA-së hetohen për marrje të ryshfetit nga IPA fondet

Maqedonia

PTHP: Dy zyrtarë të MSHIA-së hetohen për marrje të ryshfetit nga IPA fondet

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 12:49
PTHP

Në lidhje me ndalimet e fundit nga policia financiare dhe nga sektori për krim të organizuar në Shkup, është prononcuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni nga ku kanë thënë se janë duke u hetuar dy zyrtarë të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administriatë publike për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

“Janë bërë bastisje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në Itali. Pesë bastisje janë bërë në Shkup dhe Kumanovë, dhe në një ministri. Në Maqedoni janë të hetuar dy persona kurse në Itali bëhet fjalë për tetë persona. MPB deri tani ka marrë më shumë se dhjetë kompjutorë, usb dhe sd kartela për memori” thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Në aksion, sipas PTHP-së kanë bashkëpunuar OLAF, Evropravda dhe institucione tjera hetuese ndërkombëtare. I gjithë procesi ka zgjatur dy muaj ku janë marrë parasyshë gjithë faktet dhe argumentet që do të shfrytëzohen si dëshmi.

Kujtojmë se bëhet fjalë për një sekretar shtetëror të cilit në mëngjes i është bastisur shtëpia pas arrestimit të tij. Për të njejtin do të kërkohet paraburgim, deri në një vendim tjetër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat