“Maqedonia e Veriut është e gatshme për fillim të bisedimeve, BE s’ka argumente kundër nisjes së procesit”

Maqedonia

“Maqedonia e Veriut është e gatshme për fillim të bisedimeve, BE s’ka argumente kundër nisjes së procesit”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 12:27
Ilustrim

“Maqedonia e Veriut është në mënyrë absolute e gatshme për fillim të bisedimeve me Bashkimit Evropian në Tetor, ndërsa BE s’ka argumente kundër nisjes së procesit”. Këtë mesazh e thanë dje ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Dimitrov dje nga Sofja tha se nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane dhe nëse vende nuk merr datë për nisjen e bisedimeve, do të dërgojë mesazh të keq në gjithë rajonin se ka mundësi të mos vlejë që të investohet në kapital politik në kompromise evropiane dhe të punohet në reforma.

“Jemi të fokusuar në tetor. Treguam marrëdhënie evropiane ndaj rajonit, ndaj fqinjësisë, ndërtojmë ura. Në vend kemi kthesë të jashtëzakonshme demokratike në dy vitet e fundit. Mendoj se jemi absolutisht të përgatitur për ta filluar procesin aderues. Nuk jemi të gatshëm për anëtarësim, megjithatë duam që procesin ta shfrytëzojmë si mjet për t’u bërë demokraci reale evropiane”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov Sofje në takimin e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi.

Në të njëjtën kohë, në intervistë për portalin evropian ‘Euroactive’, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, thotë se anulimi i vendimit për nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut “nuk është politikë më e mirë” dhe se ministrat e BE-së në mënyrë unanime janë pajtuar se s’ka argumente kundër nisjes së procesit.

“Ministrat e BE-së vendosën të kthehen te kjo çështje pas disa muajve. Ajo që ishte shprehur në mënyrë unanime është se s’ka argument real për refuzimin e bisedimeve aderuese me Maqedoninë e Veriut”, tha Sheqerinska.

Ajo tha se lista e BE-së vitin e kaluar ishte e gjatë dhe se shumë njerëz kanë menduar se nuk do të arrihet që të përmbushen këto kërkesa për shkak të kohës për shkak të reformave të brendshme, bisedime me Greqinë, referendumin dhe ndryshimet kushtetuese. Sheqerinska shton se në mënyrë të suksesshme janë arritur këto kërkesa dhe se për fat të keq BE vonon në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, anulimi për tre muaj nuk do t’i ndryshojë punët por në pyetje është kredibiliteti i BE-së si aktor global dhe rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat