Lëndohet rëndë një motoçiklist dhe çiklist, dënohen 130 shoferë të dehur në Shkup - Bota Sot
Lëndohet rëndë një motoçiklist dhe çiklist, dënohen 130 shoferë të dehur në Shkup

Maqedonia

Lëndohet rëndë një motoçiklist dhe çiklist, dënohen 130 shoferë të dehur në Shkup

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

Një motoçiklist dhe një çiklist kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 12 persona tjerë janë lënduar më lehtë në nëntë prej gjithsej 23 aksidenteve të regjistruara fundjavën e kaluar në rajonin e SPB-së, Shkup. Në 14 aksidente është shkaktuar dëm material.

Për shkak të shpejtësisë më të madhe se sa që është e lejuar nga komunikacioni janë përjashtuar 130 shoferë, 51 shoferë nën ndikim të alkoolit, 74 para se të marrin patentë shoferi, si dhe 12 shoferë fillestarë.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 59 automjete të paregjistruara dhe një automjet për mbingarkim.

Për parkim të paligjshëm janë dhënë 143 dënime, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 107 automjete.

Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar, 17 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, katër të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendin e shënuar, tre për parkim të paligjshëm, dy për kalim të paligjshëm dhe një shofer i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zonë të udhëkryqit.

Janë dënuar edhe 65 shoferë për mosshfrytëzim të helmetës mbrojtëse të çikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës, 12 për mosmbajtje të rripit të sigurisë gjatë ngasjes së automjetit dhe 27 për shfrytëzim të celularit gjatë ngasjes së automjetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...