Zaevi ftoi Ahmetin, Mickoskin dhe Selën në takim të liderëve të premten - Bota Sot
Zaevi ftoi Ahmetin, Mickoskin dhe Selën në takim të liderëve të premten

Maqedonia

Zaevi ftoi Ahmetin, Mickoskin dhe Selën në takim të liderëve të premten

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 13:57
Zoran Zaev

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev sot publikisht në pres konferencë ka ftuar që të mbahet takim liderësh për të premten për të biseduar dhe të arrihet marrëveshje për çështjet kyqe të cilat qëndrojnë përpara shtetit për fillim të negociatave të vendit me BE-në.

Zaev në takim liderësh ka ftuar kryetarin e VRMO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe Kryetarin e ASH-së, Ziadin Selën.

Si temë diskutimi prioritar ai ka parashtruar, Kodin Zgjedhor, Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Regjistrimin.

Përkushtimi i sinqertë dhe i ndershëm të këtyre çështjeve, siç tha ai, do të rrumbullaksojë reformat deri në vjeshtë. “Nuk do të lejojmë asnjërit asnjë argument që të jetë kundër, i rezervuar apo diçka e tillë” – ka thënë Zaev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...