Bekteshi: Mbështesim tregti të hapur dhe rritje ekonomike globale - Bota Sot
Bekteshi: Mbështesim tregti të hapur dhe rritje ekonomike globale

Maqedonia

Bekteshi: Mbështesim tregti të hapur dhe rritje ekonomike globale

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 19:13
Kreshnik Bekteshi

Republika e Maqedonisë së Veriut është mbështetëse e madhe e sistemit multilateral tregtar të bazua në rregulla të cilat kontribuojnë për promovimin e tregtisë së hapur, rritjen globale ekonomike dhe qeverisjen e së drejtës së tregtisë me mallra dhe shërbime, në pajtim me obligimet e Organizatës Botërore Tregtare, porositi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në Revizionin e dytë të politikës tregtare të vendit që sot mbahet në Gjenevë.

Ministri Bekteshi para delegacioneve të pranishme të vendeve anëtare e mbrojti progresin e shtetit në gjashtë vitet e kaluara pasi është bërë Rishkimi i parë i politikës tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke i prezantuar arritjet kryesore të vendit, ministri notoi se për respektimin e progresit i cili del prej Konferencës së njëmbëdhjetë ministrore të OBT, duke e njohur nevojën që të ruhet hapi me zhvillimin e ekonomisë globale, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut që është bashkësponsore e iniciativës do të vazhdojë të punojë në zhvillimin e tregtisë elektronike dhe rregullimin vendor për shërbimet, përmirësimin e barazisë gjinore, si edhe Grupin joformal të punës për ndërmarrje mikro, të vogla të mesme.

Ai porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut si vend i vogël, ndërmori hapa të fuqishëm për përfshirjen e Marrëveshjes pluraterale për furnizime publike dhe i informoi diskutuesit e pranishëm se procesi për inkuadrimin e vendit në këtë marrëveshje tashmë ka filluar, në mënyrë intensive është duke u punuar në ofertën iniciale të shkurtit të vitit të kaluar, ndërsa Qeveria është tërësisht e përkushtuar dhe i jep mbështetje ekipit të ekspertëve që me sukses t’i përfundojë negociatat.

“Qëllimi ynë i paracakohshëm është inkuadrimi ynë drejt Marrëveshjes Pluraterale për furnizime publike, pasi kemi aplikuar në mars të vitit 2017 dhe në shkurt të vitit 2018 dorëzuam ofertë fillestare për qasje në treg. Tani oferta është lëndë e diskutimit të takimeve të çdo komiteti që atëherë. E pranojmë detyrën që t’i përshpejtojmë negociatat tona që të inkuadrohemi në Marrëveshjen Pluraterale për furnizime publike dhe të jemi të gatshëm ta shtrojmë ofertën përfundimtare për qasje në treg sa më shpejtë që është e mundur, me qëllim që t’i mbyllim negociatat për inkuadrim deri në fund të vitit 2019”, theksoi Bekteshi.

Bekteshi e elaboroi politikën ekonomike të shtetit përmes dokumenteve të veta strukturore, para së gjithash Planin për reforma ekonomike 2019-2021 i cili është në pajtim me Programin e Qeverisë 2017-2020, ku theks i veçantë i është vënë reformave në treg për energji dhe transport, zhvillimin e sektorit bujqësor, sektorin industrial, sektorin e shërbimeve, rrethimin afarist dhe uljen e ekonomisë joformale, reformat lidhur me tregtinë, arsimin dhe tregun e punës, me qëllim që të përmirësohet gjendja ekonomike në Maqedoninë e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...