Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ja marrë ingerencat Teuta Arifit - Bota Sot
Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ja marrë ingerencat Teuta Arifit

Maqedonia

Eco Guerilla kërkon nga Zaevi t’ja marrë ingerencat Teuta Arifit

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:40
Eco Guerilla

Organizata ekologjike, Eco Guerilla kërkon nga kryeministri i Maqedonisë që t’ja marrë ingerencat kryetares së Tetovës, Teuta Arifi, me arsyetimin “Qyteti i Tetovës është shndërruar në një katrahurë urbane ku mbizotëron kaosi në trafik, mungesa e pastërtisë publike, grumbuj mbeturinash në shumë pjesë të qytetit, mungesa e ujit të pijshëm për shumë lagje, mungesa e transportit publik, mungesa e vendparkimeve ose garazheve në kate” .

“Qyteti i Tetovës aktualisht ndihet sikur shtëpi pa të zot sepse Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi edhe në mandatin e dytë të saj ka dështuar t’i përgjigjet nevojave, kërkesave dhe detyrimeve ligjore që ka për të patur një mjedis të pastër jetësor dhe një qytet funksional. Transparenca fiskale dhe llogaridhënia si detyrim ligjor ndaj qytetarëve nuk janë respektuar nga Komuna e Tetovës” thonë nga Eco Guerilla.

“Duke patur parasysh faktin që gjatë fushatës parazgjedhore në vitin 2017, Ju nga pozita e Kryeministrit i dhatë përkrahje të hapur dhe i kërkuat qytetarëve votën për Teuta Arifin, po kërkojmë nga JU që të të ndërmerrni të gjitha masat e duhura për t’i hequr Komunës së Tetovës ingerencat mbi aktivitetet ku e njëjta ka dështuar tërësisht të menaxhojë. Prokuroria publike duhet të hetojë të gjitha rastet për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare” përfundojnë nga Eco Guerilla. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...