VMRO-DPMNE dhe Besa refuzuan propozimin e LSDM-së dhe BDI-së - Bota Sot
VMRO-DPMNE dhe Besa refuzuan propozimin e LSDM-së dhe BDI-së

Maqedonia

VMRO-DPMNE dhe Besa refuzuan propozimin e LSDM-së dhe BDI-së

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:02
VMRO-DPMNE (OBRM-PDUKM) dhe Besa

Deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe Besës i refuzuan deputetët e LSDM-së dhe BDI-së në komisionin për zgjedhje dhe emërime, të kryesuar nga Ilija Dimovski, në të cilën do të debatohet për për Këshillin Programor të RTVM-së dhe përzgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë për Media. Deputetë nga shumica qeverisëse kërkuan që vetëm këto dy pika të diskutohen (ato janë vënë në rend dite) ndërsa 14 pikat tjera të shtyhen pas pushimeve.

Por me 7 vota kundër, 6 deputetët nga OBRM-PDUKM dhe një nga Besa propozimi u refuzua.

Fadil Zendeli, deputeti i Besës i cili votoi kundër propozimit të LSDM-së dhe BDI-së për “Nova”, tha se më parë raporti i forcave në këtë komision ishte në favor të opozitës, por se ishte mënyra e funksionimit të komisionit deri më tani.

“Le të dakordohen LSDM dhe OBRM-PDUKM, votova kundër sepse mendoj se çështjet në rendin e ditës janë të rëndësishme dhe votimi i tyre nuk duhet të zgjatet”, tha Zendeli.

Deputeti Zendeli deri më tani ka përkrahur propozimet e koalicionit qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...