Xhaferi-Stafanson: Konfirmohen marrëdhëniet e mira në mes të dyja vendeve

Maqedonia

Xhaferi-Stafanson: Konfirmohen marrëdhëniet e mira në mes të dyja vendeve

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 18:46
Pamje nga takimi

Kryetarin i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot realizoi takim lamtumirës me аambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Mats Stafanson.

Kryetari shprehu mirënjohje për punën e ambasadës së Mbretërisë së Suedisë, e cila edhe gjatë mandatit të ambasadorit Stafanson kontribuoi në masë të konsiderueshme në zhvillimin dhe përparimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe dha mbështetje të fuqishme për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai e vlerësoi vizitën oficiale në Mbretërinë e Suedisë të realizuar në nëntor të vitit 2017 si edhe një konfirmim të marrëdhënieve të mira politike ndërmjet dy shteteve dhe në këtë drejtim, e përsëriti ftesën e hapur për Kryetarin e Parlamentit suedez për vizitë kthyese në Republikën e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen e afërt.

Të dy bashkëbiseduesit këmbyen mendime për ngjarjet aktuale në skenën politike, për ligjet që gjatë periudhës së ardhshme do të shqyrtohen në seancë plenare ndërsa ambasadori Stafanson e potencoi rëndësinë e arritjes së qëndrimeve të harmonizuara ndërmjet pushtetit dhe opozitës në raport me Ligjin për prokurorinë publike, si një nga kushtet e rëndësishme për ndarjen e datës për fillimin e negociatave të shtetit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Integrimi euroatlantik është qëllim strategjik konsensual i vendit dhe motiv i fuqishëm për zbatimin e reformave, ndërsa vendimi pozitiv në tetor do të kishte ndikim të madh edhe në rajon, vlerësuan bashkëbiseduesit.

Në fund, Kryetari Xhaferi i dhuroi ambasadorit Stafanson Mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin dhe i uroi sukses në sfidat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat