Mickoski pas takimit në Budapest: Me Gruevskin s’jam takuar që kur LSDM e la të arratiset

Maqedonia

Mickoski pas takimit në Budapest: Me Gruevskin s’jam takuar që kur LSDM e la të arratiset

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 17:23
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas vizitës dy ditore në Budapest dhe Vjenë në pyetjen nëse është takuar me Gruevskin, për “Nezavisen” ai deklaroi se me ish kryeministrin nuk është parë “që kur LSDM-ja e la të arratiset”.

“Me Gruevskin s’kam kontakt që nga periudha kur Qeveria e LSDM-së i mundësoi të arratiset nga vendi”, tha Mickoski.

Mickoski në Budapest kishte takim me Viktor Orban, kryeministër i Hungarisë, vendi që i dha azilin politik Nikolla Gruevskit.

Ndryshe, Hristijan Mickoski është në krye të OBRM-PDUKM-së pas dorëheqjes së Nikolla Gruevskit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat