Janushev: Është e qartë se Zaevi është i përfshirë në rastin “Haraçi” - Bota Sot
Janushev: Është e qartë se Zaevi është i përfshirë në rastin “Haraçi”

Maqedonia

Janushev: Është e qartë se Zaevi është i përfshirë në rastin “Haraçi”

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:33
Igor Janushev

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev tha se nuk do të jetë asgjë në rregull gjersa koka e krimit-oktapodi zhvatës është në liri dhe komandon prokurorinë Ruskovaska.

“Maqedonia është kryqëzuar në shtyllën ndërkombëtare të turpit. Është e qartë se me Zoran Zaevin në pushtet, mafia pushtoi shtetin. Institucionet, në vend që t’u shërbejnë qytetarëve, janë vënë në shërbim të krimit.

Çdo qytetar i ndershëm i Republikës së Maqedonisë është ngulfatur nga ajo që ne shohim dhe dëgjojmë çdo ditë.

Akti i tretë i këtij filmi të pushtetit tërësisht i përfshinë edhe Zoran Zaevin edhe mbrojtësen e saj Katica Janeva”, deklaron Janushev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...