Hahn për aferën ‘Haraçi’: Askush nuk është mbi ligjin - Bota Sot
Hahn për aferën ‘Haraçi’: Askush nuk është mbi ligjin

Maqedonia

Hahn për aferën ‘Haraçi’: Askush nuk është mbi ligjin

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:39
Johannes Hahn

Tre ditë pas zbulimit të videove për aferën ‘Haraçi’, eurokomisionari për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn komentoi ndodhitë në vend.

Ai dje u thirr nga politikania gjermane, Doric Pack që të ndërmerr diçka në rast ku janë përfshirë Katica Janeva dhe Zoran Zaev

Edhe gazeta italiane ‘La Verita’ i bënte thirrje Hahnit dhe Mogherinit të komentojnë ngjarjet e fundit për aferën ‘Haraçi’.

“Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë duhet të zhvillohet pa ndërprerje. Sa i përket ngjarjeve të reja, është e rëndësishme që vërtetohet përgjegjësia ligjore për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ata që janë tek përgjimet ilegale. Askush nuk është mbi ligjin dhe nuk mund të ketë mosndëshkim”, shkroi Hahn. Sipas tij, autoritetet përkatëse duhet të hetojnë të gjitha veprat penale, pa ndërhyrje, ndërsa kryesit të marrin përgjegjësi ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...