Gazetari italian: Do të publikoj edhe informacione tjera, karriera e Zaevit si kryeministër ka përfunduar - Bota Sot
Gazetari italian: Do të publikoj edhe informacione tjera, karriera e Zaevit si kryeministër ka përfunduar

Maqedonia

Gazetari italian: Do të publikoj edhe informacione tjera, karriera e Zaevit si kryeministër ka përfunduar

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 13:02
Laris Gaiser

Gazetari italian i cili publikoi pamje nga rasti “Haraçi”, Laris Gaiser, tha se do të ketë ndryshime të forta në skenën politike në Maqedoninë e Veriut, por nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë, nëse do të bie kjo qeveri ose jo.

Në një intervistë për radio italiane, Gaiser tha se do të vazhdojë edhe më tej me publikimin e informacioneve për rastin “Haraçi”, në të cilin dyshohet se është e përfshirë edhe prokurorja speciale Katica Janeva.

“Ende jam duke mbledhur të dhënat për faktet determinuese që mund të dërgojnë në pjesën e fundit të mozaikut të nevojshëm për të provuar se si një sistem i tërë është nën kontroll politik. Për disa ditë do të kem nevojë të thellojë këto hetime para se gjithash të mbrojë sigurinë e personave që më ndihmojnë në Maqedoni”, tha Gaiser.

Ai u shpreh i bindur se karriera e Zoran Zaevit si kryeministër ka përfunduar.

“Mendoj se ditët e Zaevit janë të numëruara. Ai është pjesë e problemit. Nuk mund përfaqësohet Maqedonia nga pikëpamja internacionale me Zaevin në krye”, tha Gaiser.

Ai theksoi se Maqedonia ka problem me klasën politike e cila nuk di të sillet në skenën demokratike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...