Përplasje mes AUV-së dhe OBRM-PDUKM-së për sëmundjen e antraksit

Maqedonia

Përplasje mes AUV-së dhe OBRM-PDUKM-së për sëmundjen e antraksit

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 18:02
AUV

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Zoran Atanasov, pasi sipas tyre, ky i fundit nuk ka reaguar në kohë për parandalimin e sëmundjes së antraksit, e cila u regjistrua ditë më parë në Kërçovë.

Cvetan Tripunovski nga OBRM-PDUKM tha se procesi i vaksinimit të deleve ka filluar më vonë se është dashur, duke shtuar se ky ka qenë shkak i paraqitjes së rasteve të fundit.

“Nëse vaksinimi në 2018 është bërë në fund të muajit maj, atëherë i bie që këtë vit në fund të majit patjetër të kishte pasur vaksinim përsëri. Sot jemi muaji gusht, dhe kjo është prolongim për katër muaj. Paramendoni 4 muaj pa preventivë në ato 22 vendbanime ekziston rrezik serioz të paraqitet antraksi”, tha Tripunovski.

Ndërsa nga AUV kanë reaguar ndaj akuzave të opozitës maqedonase, duke i quajtur serial spanjol pa fund. Nga AUV thonë se OBRM-PDUKM-ja e dezinformon opinionin dhe plason të pavërteta në lidhje me sëmundjen e antraksit.

“Vaksinimi kundër kësaj sëmundje që zbatohet me vite tanimë është realizuar nga ana disa shoqatave të veterinerëve. AUV i hedh poshtë si të pabaza akuzat e Tripunovskit, i cili tha se katër muaj nuk ka pasur vaksinim për antraksin”, thonë nga AUV.

Ata shtojnë se gjendja me sëmundjen e antraksit është nën kontroll dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat