Edhe Remenski do të padisë për shpifje nëse nuk hiqen tekstet e publikuara që e ndërlidhin atë në rastin ‘Haraçi’

Maqedonia

Edhe Remenski do të padisë për shpifje nëse nuk hiqen tekstet e publikuara që e ndërlidhin atë në rastin ‘Haraçi’

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 18:09
Frosnina Remenski

Deputetja e LSDM-së, Frosnina Remenski kërkoi nga portalet ‘Infomaks’ dhe ‘Republika’ t’i heqin tekstet në të cilën e ndërlidhin atë me aferën ‘Haraçi’, dhe nëse nuk bëhet ajo do të përfshihet në padinë e përbashkët që e paralajmëroi kryeministri Zaev.

“Duke marrë parasysh manipulimin me deziformata dhe shpifje për mua dhe për bashkëshortin tim, unë i konsideroj si sulm ndaj nderit dhe reputacionit tim, që gjithashtu nënkupton rrezik ndaj sigurisë sime, unë do të ndërmarr të gjitha mjetet mbrojtëse ligjore të lejueshme”, thotë Remenski.

Ajo vlerëson se prezantimi selektiv i përmbajtjes së procesverbalit me qëllim të manipulimeve dhe interpretime tjera për përfshirje të saj dhe bashkëshortit të saj në rastin ‘Haraçi’ janë shpifje dhe jo të vërteta.

Ndryshe, më herët kryeministri Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov paralajmëruan aktpadi ndaj mediave që kanë shkruar për përfshirjen e funksionarëve të LSDM-së në rastin ‘Haraçi’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat